19 Prill 2024

Berisha: Koalicioni PDK-LDK, në interes të Kosovës

Tiranë, 20 nëntor - Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Bersha, ka përshëndetur marrëveshjen e arritur ndërmjet PDK-së dhe LDK-së për bashkëqeverisje.

Berisha në profilin e tij në “Facebook”, ka shkruar se tash pas arritjes së marrëveshjes duhet të konstituohen institucionet sa më shpejt.

“Të dashur miq, dy forcat e mëdha politike në Kosovë, PDK-ja dhe LDK-ja, arritën një marrëveshje që të qeverisin së bashku vendin e tyre dhe t’i japin fund një ngërçi të zgjatur. Me këtë rast përshëndes këtë marrëveshje, forcat politike që e arritën atë, si interesi më i mirë për Kosovën dhe qytetarët e saj dhe uroj që institucionet e dala nga zgjedhjet të konstituohen sa më shpejt e të kenë suksese në detyrat e tyre të rëndësishme”, ka thënë Berisha.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)