27 Prill 2024

Shënohet dita e infrastrukturës hekurudhore “Infrakos”

Prishtinë, 20 nëntor – Dita e Infrastrukturës së  Hekurudhave të Kosovës ‘‘INFRAKOS’’ , është shënuar të enjten, me rast Bordi i Drejtorëve dhe Menaxhmenti kanë udhëtuar me tren duke shikuar filmin “Hyjnesha në Fron”.

Organizimin e kësaj ceremonie Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës e ka bërë me partneritet me Fest film Kosova të edicionit të shtatë, si dhe me operatorin Trainkos i cili ka filluar prej 17.11.2014 deri në përmbylljen e saj me datë 21.11.2014.

Po ashtu në këtë eveniment Kryeshefi Ekzekutiv i Infrastrukturës së Hekurudhave të Kosovës Agron Thaçi bëri një prezantim i cili paraqiti të arriturat e hekurudhave të Kosovës në përgjithësi si dhe të INFRAKOS-it në veçanti pas procesit te ndarjes së Hekurudhave të Kosovës.

Ndër Thaçi paraqiti  planet e se ardhmes për zhvillimin e mëtejmë të Infrastrukturës së Hekurudhave të Kosovës, për periudhën afatmesme shtate vjeçare 2014-2020, si dhe vizionin për të ardhmen e hekurudhave pas vitit 2020. Thaçi tregoi rëndësinë e zhvillimit të Infrastrukturës së Hekurudhave të Kosovës në zhvillimin ekonomik të vendit dhe në ngritjen e mirëqenies se qytetareve.

Lidhur me këtë konferencë në një fjalë rasti pati edhe ambasadori i Britanisë së Madhe Ian Clif  i cili propozoi qe të bëhet një balancim i investimeve në infrastrukturë. Ai ndër të tjera mbështeti planet e Infrakos-it  për zhvillimin e Infrastrukturës së Hekurudhave të Kosovës. 


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)