18 Prill 2024

Kosova dhe Kroacia me marrëveshje në sektorin e vreshtarisë

Prishtinë, 20 nëntor - Në Institutin e Vreshtarisë dhe Verëtarisë në Rahovec, është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit në mes Departamentit të Vreshtarisë dhe Verëtarisë të MBPZHR-së me Institutin e Vreshtarisë dhe Verëtarisë së Kroacisë.

Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje, po krijohen mundësitë edhe për ndërlidhjen e sistemeve ekzistuese dhe krijimin e një platforme të përbashkët për përdorimin e GIS në bujqësi, kontrollin e produkteve bujqësore, sigurinë e konsumatorëve dhe sistemin e subvencionimit.

Me këtë rast, drejtori i Departamentit të Vreshtarisë dhe Verëtarisë në kuadër të MBPZHR-së, Bekim Hoxha, ka thënë se me këtë marrëveshje parashihet edhe shtimi i mundësisë së bashkëpunimit si dhe përgatitja e programeve të përbashkëta për fondet dhe projektet nga Bashkimi Evropian, e po ashtu edhe këmbimi i ekspertëve dhe shkëmbimi i përvojave në krijimin e praktikave më të mira në lidhje me menaxhimin dhe mirëmbajtjen e kadastrit të vreshtave dhe kontrollit të kualitetit të verës. 

“Ministria e Bujqësisë, këtë vit për herë të parë sivjet e ka lansuar Sistemin për Menaxhimin e Cilësisë dhe Kontrollit të verës, në të cilin vreshtarët dhe kompanitë prodhuese të verës dhe prodhimeve tjera nga rrushi e vera janë të obliguar të bëjnë deklarimin përfundimtar të rendimentit të rrushit të vjelur. Në këtë drejtim eksperienca dhe përvoja e Kroacisë është e domosdoshme për Kosovën dhe kjo marrëveshje mundëson intensifikimin e bashkëpunimit për marrjen e praktikave më të mira në këtë drejtim”, ka thënë Hoxha.

Ndërsa, Ivana Petric, nga Instituti i Vreshtarisë dhe Verëtarisë në Kroaci, ka thënë se nënshkrimi i kësaj marrëveshje do të ju ndihmojë të dyja shteteve shkëmbimin e përvojave në sistemin e vreshtarisë dhe verëtarisë.

Ndryshe, Ministria e Bujqësisë, këtë vit për herë të parë e ka lansuar Sistemin për Menaxhimin e Cilësisë dhe Kontrollit të verës, në të cilin vreshtarët dhe kompanitë prodhuese të verës dhe prodhimeve tjera nga rrushi e vera janë të obliguar të bëjnë deklarimin përfundimtar të rendimentit të rrushit të vjelur.

Ky deklarim i vjeljes së rrushit bëhet në Departamentin për Vreshtari dhe Verëtari në Rahovec, nga 7 shtatori i këtij viti, deri më 10 dhjetor po të këtij viti.



 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)