19 Prill 2024

Greqia, ende larg për të hequr dorë nga ndihma financiare

Athinë, 1 nëntor - Greqia, që shpresonte të shkëputej nga mbikëqyrja ndërkombëtare më shpejt nga sa pritej, është ende shumë larg për të hequr dorë nga ndihma financiare e jashtme, theksoi të enjten FMN-ja.

\"Greqia ka bërë progrese të konsiderueshme (…) Por ngjarjet e fundit kanë treguar se Greqia është ende shumë larg për të mundur të mbështetet vetëm në tregje për të financuar\", theksoi një zëdhënës i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Gerry Rice.

Bursa e Athinës ka qenë së fundi viktimë e humbjeve të mëdha dhe përqindja e borxhit grek në 10 vjet është rritur ndjeshëm.

Nën asistencë financiare ndërkombëtare që prej vitit 2010 në këmbim të një plani drastik masash shtrënguese, Greqia është vendosur nën mbikëqyrjen evropiane deri në fund të vitit 2014, ndërkohë që plani i FMN-së duhet të përfundojë teorikisht në vitin 2016.

Në kuadër të zgjedhjeve legjislative, që do të mbahen në fillim të vitit 2015, qeveria e koalicionit të djathtë-socialist e Antonis Samaras do të dëshironte t’u premtonte grekëve fundin e masave shtrënguese në fuqi, duke u liruar nga mbikëqyrja ndërkombëtare më parë se koha e parashikuar

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)