29 Mars 2024

Meshkujt dominojnë të punësuarit në institucione të pavarura

Pishtinë, 31 tetor - Pjesëmarrja e  grave në pozitat e larta vendimmarrëse, ishte temë e diskutimit të sotshëm të organizuar nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, me rastin e publikimit të raportit të këtij misioni.

Sipas hulumtimit të nxjerra nga OSBE, 41 përqind është mesatarja e grave të punësuara në institucionet e pavarura.

Në bazë të këtij studimi, përfaqësimi i gruas në pozita vendimmarrëse është shumë më i ulët. Vetëm 18% e anëtarëve të bordeve të institucioneve të pavarura janë gra, ndërsa vetëm një kryesues bordi është grua.

Për më tepër, 13 nga 25 institucionet e pavarura të intervistuara nga hulumtuesit e OSBE-së nuk kanë fare anëtare gra në bordet përkatëse.

Ardiana Gashi nga Misioni i OSBE-së në Kosovë tha se ata nuk janë aspak të kënaqur me përfaqësimin e femrave në institucionet vendimmarrëse.

Sipas saj, janë bërë përparime nga vitet e kaluara në Kosovë pasi vendi tash e ka një Presidente dhe një grua që udhëheq një komunë.

“Ky është një shembull shumë i mirë, por nuk është i mjaftueshëm, prej 36 komunave sa ka Kosova, është vetëm një femër, më në fund e kemi kryetaren e Kosovës. I shikojmë institucionet e pavarura, ku e kemi vetëm një grua që është kryesuese e Bordit, që do të thotë, ende numrat janë në gishta, që do të thotë duhet të bëhet shumë më shumë, qoftë prej grave në njërën anë, si dhe institucionet që duhet të japin mekanizma që të shkojnë gratë përpara, që t’u krijojë kushte”, tha Gashi.

Opinion të njëjtë pati edhe Xhevahire Izmaku, deputete në Kuvendin e Kosovës.

Ajo përveç institucioneve, fajin ua hodhi edhe grave, duke thënë që ato vetë nuk po kanë ende guxim që të përballen me menaxhimin e pozitave të rëndësishme në Institucione.

“Pse femrat ose ngecin, ose nuk u jepet mundësia, ose vetë personalisht nuk kemi probleme si shoqëri ende nuk i shohim të mundshme, pozitat e forta dhe të vështira, që kanë shumë sfida, me i pa femrat në ato pozita”, tha Izmaku.

Sipas studimit të OSBE-së nga 25 institucione të pavarura me 3324 persona, vetëm 1364 prej të punësuarve janë femra.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)