29 Mars 2024

Inaugurohet Mamografi mobil

Pishtinë, 31 tetor - Organizuar nga Grupi i Grave Deputete, sot në sheshin “Ibrahim Rugova” në  Prishtinë, mbahet ceremonia e inaugurimit solemn të Mamografit mobil.

Sigurimi kësaj pajisjeje shumë të rëndësishme për shëndetin e grave, ka qenë projekt i Grupit të Grave Deputete të Legjislaturës së IV të Kuvendit të Kosovës, kurse është përkrahur nga shumë donatorë vendës dhe ndërkombëtarë.

Pjesëmarrësve të manifestimit do t’iu drejtohen, deputetja Teuta Sahatqija, ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi, ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jan Brathu dhe Nafije Latifi nga “Jeta Vita”.

Në kuadër të ceremonisë, donatorëve u ndahen fletë-falënderime, ndërsa do të  organizohen edhe veprimtari të tjera.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)