25 Prill 2024

Rritja e vendeve të punës për Persona me Aftësi të Kufizuara

Prishtinë, 30 tetor - Zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Edita Tahiri, mori pjesë në konferencën “Rritja e vendeve të punës për Persona me Aftësi të Kufizuara”, të iniciuar nga Kosovo CSR (Rrjeti për Përgjegjësi të Korporatave) në nivel të gjerë me shumë partnerë në të gjithë vendin.

Në këtë konferencë, morën pjesë presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, përfaqësues të Odës Ekonomike të Kosovës dhe Odës Ekonomike Amerikane.

Zëvendëskryeministrja Tahiri,  në një fjalë rasti, tha se kjo iniciativë flet për një model shoqëror, të cilin ne synojmë t’a ndërtojmë, ku përgjegjësia dhe morali, duhet ët jetë vlerë e të gjithë pjesëtarëve të një shteti dhe një shoqërie, prej institucioneve shtetërore, sektorit të biznesit, komuniteteve të ndryshme.

“Në periudhën kur luftuam për pavarësinë e Kosovës, ne luftuam edhe për një shtet demokratik, që në esencë i ka këto vlera”, theksoi zëvendëskryeministrja Tahiri, duke shtuar se është një kënaqësi e madhe të dëgjosh, që përmes këtij projekti kanë filluar edhe punësimet e para dhe përmes këtij procesi do të ketë edhe punësime të mëtejme.

Zëvendëskryeministrja Tahiri në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës shprehu përkrahjen dhe përkushtimin për një bashkëpunim të ngushtë me rrjetin e bizneseve që lidhen me konceptin e përgjegjësisë shoqërore.

“Një shoqëri, kur krijon mundësinë që politikanët dhe biznesmenët të takohen në misione humanitare, është një shoqëri që po ec mirë, ndershëm dhe din të mendojë për të gjitha kategoritë”, theksoi zëvendëskryeministrja Tahiri, duke shtuar se ne do të vazhdojmë me strategji nacionale për fuqizimin dhe integrimin e personave me nevoja të veçanta.

Zëvendëskryeministrja Tahiri tha se sot po krijohet një faktor i ri për t’i dhënë kontribut një kategorie, që ka nevojë të integrohet dhe fuqizohet.

Në këtë iniciativë, si partnerë dhe anëtarë të komitetit janë: Kosovo CSR Network, Forumi i Personave me Aftësi të Kufizuara, Qeveria e Republikës së Kosovës – Zyra për Qeverisje të Mirë, Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Ekonomike Amerikane.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)