28 Mars 2024

Në 2013 lindin 29,327 foshnje

Prishtinë, 30 tetor -  Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Lindjeve në Kosovë 2013”.

Të dhënat në këtë publikim janë paraqitur sipas  bazës së grumbullimit të të dhënave administrative për vitin 2013 nga zyrat e gjendjeve civile, ku janë grumbulluar gjithsej 29,459 fleta statistikore për lindje DEM-1. Këto të dhëna tregojnë se janë 29,327 lindje të gjalla 132 lindje të vdekura.

Koeficienti i vitalitetit është 3.8 (raporti ndërmjet  lindjeve të gjalla dhe të vdekura). Koeficienti i maskulinitetit është 112.1. Koeficienti i lindjeve të vdekura- vdekjeve fetale në 1000 lindje ishte 4.5 promil.

Në institucionet mjekësore kanë ndodhur 99.6% lindje, ndërsa pjesa tjetër ka ndodhur në vend tjetër.

Numri më i madh i nënave që kanë lindur fëmijë, është i grup-moshave 25-29 vjeç me 35.1%, grup-moshave 20-24 vjeç me 24.2%, grup-moshave 30-34vjeç me 23.9%, dhe grup-moshat e tjera përbëjnë 16.8% të numrit të përgjithshëm të lindjeve.

Mosha mesatare e femrave që kanë lindur fëmijë në vitin 2013, është 28.1 vjeç.

Fëmijën e parë e kanë lindur 45.7% e nënave, 28.9% e nënave kanë lindur fëmijën e dytë dhe 16.4% nënave e kanë lindur fëmijën e tretë, e kështu me radhë.

Sipas peshës së fëmijës së lindur në institucione shëndetësore,  numri më i madh i foshnjave është me peshë 3000-3499gr. ose 30.4%, 3500-3999 gr. ose 23.6%, 2500-2999 gr. ose 11.8% etj. Foshnjat e lindura gjallë me peshë më të vogël se 1000 gr. përbëjnë vetëm 0.2%.

Për fëmijët e lindur jashtë institucionit mjekësor, sipas metodologjisë së hulumtimit nuk kërkohen të dhënat për peshën e tyre.

Sipas përgatitjes shkollore, dominojnë nënat me shkollë të mesme me 44.5%, me shkollë fillore të kryer me 34.8 %, me shkollë të lartë dhe fakulteti marrin pjesë me 12.6% etj.

Emri me frekuencë më të madhe (më i shpesht) për vitin 2013 për vajza ishte Alea, 154; Tuana 118 etj., ndërsa për djem ishte emri Diar, 122; Amar 117 etj. Bineq u lindën 894 foshnje, ndërsa treneq  u lindën 54 foshnje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)