20 Prill 2024

29.538 familje kanë përfituar nga skema e ndihmës sociale

Prishtinë, 30 tetor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Mirëqenies Sociale  për TM3 2014”.

Ky publikim ofron të dhëna për skemën e ndihmës sociale, skemat  e pensioneve, skemën e familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës, të dhëna për numrin e fëmijëve të braktisur, të dhëna për shtëpitë për personat e moshuar dhe pa përkujdesje familjare etj.

Sipas rezultateve të dala nga ky publikim, rezulton se numri i familjeve që kanë përfituar nga skema e ndihmës sociale në TM3 2014 ishte 29.538 familje, me gjithsej 121.833 anëtarë. Numri më i madh i familjeve përfituese nga kjo skemë ishte në komunën e Mitrovicës me gjithsej 2,047 familje.

Krahasuar me TM3 2013, numri i familjeve që kanë përfituar nga skema e ndihmës sociale është më i madh për 211 familje ose shprehur në përqindje 0.7%.

Numri i përfituesve nga pensionet bazë në TM3 2014 ishte 122.363. Krahasuar me TM3 2013, numri i  përfituesve nga pensionet bazë është rritur për 6,148 ose shprehur në përqindje 5.3%.

Numri i përfituesve nga pensionet kontributpaguese në TM3 2014 ishte 37,979. Krahasuar me TM3 2013 numri i përfituesve nga pensionet kontributpaguese është rritur për 2,140 ose shprehur në përqindje 5.9%.

Numri i fëmijëve të braktisur në TM3 2014 ishte 10. Krahasuar me TM3 2013, numri i fëmijëve të braktisur është më  i vogël për 7 ose shprehur në përqindje 41%.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)