29 Mars 2024

Presidentja e dekoroi Shkurte Fejzen me Medaljen Presidenciale

Prishtinë, 30 tetor - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim këngëtaren e mirënjohur, zonjën Shkurte Fejza, të cilën në 40-vjetorin e punës e dekoroi me Medaljen Presidenciale të Meritave, për angazhim dhe kontribut të dhënë në fushën e kulturës.

Presidentja Jahjaga i uroi këngëtares Fejza suksese të mëtutjeshme në karrierën e saj profesionale.

Medalja Presidenciale e Meritave u jepet personave që me punën e tyre kanë kontribuar në fusha të veçanta si: arsim, shkencë, kulturë, rini, sport, siguri e shërbim civil.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)