28 Mars 2024

Meucci: Eulex po punon sipas ligjit dhe po e lufton korrupsionin

Prishtinë, 30 tetor - Misioni Evropian për Sundim të Ligjit - EULEX, gjatë një konference për media të mbajtur sot ka mohuar akuzat e raportuara në media për përfshirjen e zyrtarëve të këtij misioni në afera korruptive.

Shefi i EULEX’it në Kosovë, Gabriele Meucci ka thënë se Misioni i BE’së në Kosovë po punon sipas ligjit dhe po e lufton korrupsionin.

Megjithëkëtë, ai nuk ka dashur të komentojë hetimet e mundshme të prokurorëve të EULEX’it të cilët dyshohen se janë të përfshirë në korrupsion.

“Garantojmë çdo qytetar se po punojmë sipas ligjit. Ne jemi të interesuar dhe po punojmë për ta luftuar korrupsionin”, ka thënë Meuci, gjatë një konferencë për media.

“Ne nuk komentojmë hetimet”, ka thënë ai, kur është pyetur për rastin e denoncimeve të Prokurores Bamieh.

Ai ka thënë se se prokuroria Maria Bamieh është e suspenduar, por që nuk është duke u ndjekur penalisht.

Meucci ka bërë të ditur se as gazetarët që kanë publikuar shkrime për prezencën e korrupsionit në EULEX, nuk janë duke u ndjekur.

Ai nuk ka dashur të komentojë hetimet e mundshme të prokurorëve të EULEX-it të cilët dyshohen se janë të përfshirë në korrupsion.

Meucci njëherit ka lavdëruar punën e ndërkombëtareve në Kosovë, duke thënë se jane nisur së paku dy hetime në javë.

“Kemi punuar shumë, i bien që kemi nisur së paku 2 hetime në javë nëse kemi parasysh që janë mbi 500 raste duke u hetuar nga EULEX”, ka shtuar ai.

Sa i përket largimit të punëtorëve vendor nga Misioni i BE’së, ai ka thënë se shkurtimet kanë prekur edhe ndërkombëtarët.

“Nuk janë larguar nga Misioni vetëm vendorët, por ka edhe prokurorë dhe policë të EULEX’it”.

Megjithatë, sa i përket rastit të Xhabir Zharkut, ai ka theksuar se nuk ka ndonjë informacion lidhur me këtë rast.

Ndërsa sa i përket rastit të Ilir Tolajt, ka shtuar se ai është në gjykatë dhe po vazhdohet sipas procedurave gjyqësore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)