20 Prill 2024

Komuniteteve fetare tu mundësohet regjistrimi si persona juridik

Prishtinë, 30 tetor - Prijësit dhe pjesëtarët e komuniteteve islamike, serbe ortodokse, katolike, protestante ungjillore dhe hebraike në Kosovë përsëritën sot thirrjen e tyre për përmirësim të kornizës ligjore e cila do tu mundësonte komuniteteve fetare të regjistrohen si persona juridik, të kërkojnë rikthim të pronës dhe të rregullojnë financat e tyre.

Prijësit u takuan në Prishtinë për konferencën e dytë vjetore të dialogut ndërfetar të organizuar nga Misioni i OSBE-së në Kosovë për të promovuar tolerancën fetare dhe ndëretnike dhe për t’iu ndihmuar komuniteteve fetare të dalin me qëndrime të përbashkëta për shqetësime të përbashkëta.

“I përgëzoj prijësit fetar për gatishmërinë dhe përpjekjet e tyre për të përkrahur tolerancën fetare dhe ndëretnike në Kosovë, dhe për të punuar së bashku në rritjen e kulturës së besimit dhe respektit të ndërsjellë. Kërkesa e tyre e adresuar te institucionet e Kosovës vitin e kaluar për të plotësuar dhe përmirësuar kornizën ligjore për lirinë fetare duhet të trajtohet si prioritet,” tha Ambasadori Jean-Claude Schlumberger, Shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë.

Schlumberger theksoi se OSBE do të vazhdoj të përkrah iniciativat që promovojnë tolerancën dhe kontribuojnë në përmirësimin e situatës së komuniteteve fetare dhe komuniteteve tjera që jetojnë në Kosovë.

Konferenca përmbyll një cikël prej 20 forumeve ndërfetare të mbajtura në nivel lokal, dy kampeve ndërfetare për të rinj, dhe takimit të parë ndërfetar me gra.

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka për mandat mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut dhe të komuniteteve, demokratizimin dhe zhvillimin e sektorit të sigurisë publike. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)