23 Prill 2024

Komandanti i KFOR-it u takua me udhëheqësit e komuniteteve fetare

Prishtinë, 30 tetor - Përfaqësuesit e bashkësive kryesore fetare në Kosovë, myftiu Tërnava, Kryetar i Bashkësisë Islame, Peshkopi Ortodoks Teodosje dhe Don Lush Gjergji, famullitar i Përgjithshëm i Administratës Apostolike të Kosovës u takuan dje me komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Francesco Paolo Figliuolo në kampin \"Film City\" Shtabin  qendror të NATO-s KFOR-it në Prishtinë.

Gjatë takimit u diskutua se si të gjitha komunitetet fetare mund të kontribuojnë në kultivimin e ndërveprimeve miqësore mes popullit të Kosovës dhe të ndihmojë në krijimin e një mjedisi të favorshëm për ndërtimin e paqes, respektit dhe tolerancës në rajon.

Të gjitha autoritetet fetare dënuan aktet e fundit të vandalizmit në Manastirin e Deçanit. Të gjitha palët ranë dakord që këto akte të neveritshme, të ndjekura edhe nga disa sulme në internet, janë bërë për të minuar parimet e pacenueshme të tolerancës dhe pajtimit në shoqërinë kosovare. Ata fuqimisht dënuan të gjithë funadamenatlizmin i cili aktualisht është duke efektuar sigurinë e të gjithë njerëzve në mbarë botën.

Autoritetet fetare falënderuan Gjeneralin Figliuolo për atë që KFOR-i është duke bërë për të vendosur kushtet për të siguruar bashkëjetesën paqësore në këtë zonë. Të gjitha palët ripohuan angazhimin e tyre për promovimin e tolerancës fetare dhe shprehën mirënjohjen  e tyre për të gjitha përpjekjet që janë bërë deri tani në këtë drejtim. Ata u bëjnë thirrje të gjithë besimtarëve të tyre për t’u distancuar nga ata që nuk i praktikojnë vlerat e paqes dhe tolerancës fetare, për të krijuar një të ardhme më të mirë për Kosovën.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)