28 Mars 2024

Serbët e Kosovës kundër vizitës së Jahjagës në Beograd

Gjenevë, 26 tetor - Vizitat e udhëheqësve shtetërorë të Kosovës në Beograd, nga serbët e Kosovës po shihen si diçka që tregon se edhe një shtet shqiptar po formohet në Ballkan. Ata e akuzojnë Beogradin për tradhti.

Ditë më parë në Beograd ishin dy ministra të Qeverisë së Republikës së Kosovës, e ftesë për të qëndruar në një takim atje, ka edhe Presidentja Atifete Jahjaga.

Për udhëheqësin e serbëve të veriut të Kosovës, Marko Jaksic, kjo vizitë do të thotë edhe një tradhti e radhës që autoritetet serbe në Beograd, po bëjnë ndaj Kosovës.

\"Pas nënshkrimit të Traktatit të Brukselit, që do të thotë shkëputje e Kosovës nga Beogradi, tashmë është duke u lëvizur në drejtimin e krijimit të një shteti tjetër shqiptar në Ballkan”, ka thënë Jaksic.

Ai beson se vizita e Presidentit rus, Vladimir Putin në Serbi shërben vetëm sa për t’i larë njollat këtij pushteti i cili po aplikon një politikë përmes të cilës po heq dorë nga territoret e Serbisë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)