20 Prill 2024

Komuna Gjakovës hap të dhënat e prokurimit për tri vitet e fundit

Gjakovë, 26 tetor - Komuna e Gjakovës, e përkrahur nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), Open Data Kosovo (ODK) dhe Jakova Innovation Centre (JIC) ka hapur për publikun të dhënat e prokurimit për vitet 2011, 2012 dhe 2013.

Komuna e Gjakovës është komuna e parë e cila i ka bërë plotësisht të qasshme të dhënat.

Të dhënat e prokurimit të Komunës së Gjakovës janë vizuelizuar nga inxhinierë softverik kosovarë të cilët kanë punuar gjatë tri fundjavëve.

Demonstrimi do të mbahet të dielen, më 26 tetor, me fillim në ora 17, në Jakova Innovation Centre, në Gjakovë.

Në ngjarje do të marrin pjesë Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, zyrtarë komunal, palë të interesuara dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Gjatë kësaj jave, UNDP, në bashkëpunim me Ipko Foundation, ka promovuar hapjen e të dhënave përmes BarCampeve në komunat e Prizrenit, Gjakovës, Gjilanit dhe Prishtinës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)