23 Prill 2024

BERZH zotohet të mbështesë projektet kapitale të energjisë

Prishtinë, 24 tetor - Ministri i Zhvillimit Ekonomik Fadil Ismajli, ka zhvilluar një takim pune me Bordin e drejtorëve të BERZHI-t të shoqëruar nga Anton  Kobakov  drejtor i BERZH-it në Kosovë.

Me këtë rast ministri Ismaili ka  falënderuar delegacionin e BERZH-it për  përkrahjen e vazhdueshme që  BERZH  po i  jep Kosovës.

Ndërkaq, delegacioni është informuar mbi gjendjen aktuale në fushën e energjisë dhe minierave me fokus është diskutuar rëndësia e investimeve në këta sektor, të cilët si të tillë janë edhe bartës të zhvillimit ekonomik.

“Është shumë e rëndësishme të ndërtohen kapacitete të reja gjeneruese bazuar në resurset natyrore që kemi si Kosovë “ , por jo vetëm, edhe investimi në kapitalin njerëzor është shumë i rëndësishëm dhe konsiderohet si investim me normen e lartë të kthimit dhe që ka benefite afatgjata për vendin”,  ka thënë ministri Ismajli.

Me këtë rast ministri Ismajli po ashtu  ka pohuar se tashmë Kosova ka planifikuar projekte serioze që pritet të përshpejtojnë hapin në zhvillimin ekonomik të vendit.

Gjithashtu, ministri Ismajli ka informuar përfaqësuesit e BERZH-it, për projektet që MZHE po realizon në fushën e Efiçiencës së Energjisë, të cilat janë në realizim, projekte këto që do të mundësojnë kursim më të madh të energjisë elektrike.

Ndërsa përfaqësuesit e KEDS-it, kanë pohuar se si kompani e re në treg ndërmjet KEK-ut dhe konsumatorit është në fillim të zbatimit të planit për  distribuim më të mirë dhe kujdes me të shtuar ndaj konsumatorëve .

Ndërkaq, Bordi i Drejtorëve të  BERZH-it, së bashku me drejtorin e BERZH-it në Kosovë janë zotuar  që do të ofrojnë mbështetje financiare edhe në të ardhmen për projekte kapitale të cilat në formë direkte ndikojnë jo vetëm në zhvillim ekonomik të vendit por edhe në përmirësimin e klimës së investimeve.    

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)