18 Prill 2024

Në 2013 gjykatat kanë dënuar 15.046 persona

Prishtinë, 24 tetor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Jurisprudencës 2013”.

Ky publikim ofron të dhëna statistikore për persona madhorë të akuzuar dhe të dënuar për vepra penale, si dhe për personat e dënuar për kundërvajtje në vitin 2013.

Statistikat e Jurisprudencës për vitin 2013 përmbajnë të dhëna për këta tregues: mënyra e zgjidhjes së aktakuzës, paraqitësin e aktakuzës, gjininë, nacionalitetin, dhe llojin e dënimit.

Sipas rezultateve të dala nga ky publikim, rezulton se në gjykatat themelore dhe degët e tyre, në vitin 2013 kanë qenë të dënuar 15.046 persona. Krahasuar me vitin 2012, ku numri i të dënuarve ishte 18.339, ka shënuar rënie për 3.293 persona të dënuar.

Nga numri i përgjithshëm i personave të dënuar, 573 janë femra. Krahasuar me vitin 2012 ku numri i tyre ishte 779, numri i të dënuarave femra ka shënuar rënie.

Ndërkaq, numri i personave të dënuar për kundërvajtje është gjithsej 213.099 në vitin 2013, që krahasuar me vitin 2012, ku ishin 194.955 raste të dënuar, rezulton se 18.144 kryes të kundërvajtjeve janë më shumë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)