28 Mars 2024

Austria e interesuar për bashkëpunim ekonomik me Kosovën

Prishtinë, 23 tetor - “Partneriteti me Austrinë është i një rëndësie të veçantë nga fakti se kemi një partner historik, qoftë nga e kaluara, qoftë nga e sotmja dhe është obligim moral që ky partneritet të avancohet edhe më tepër në të ardhmen në fusha dhe sektorë të ndryshëm, sepse përvoja dhe ekspertiza austriake është ajo çka i nevojitet Kosovës, qoftë në aspekt politik, ekonomik, social dhe kulturor, theksoi kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës z. Safet Gërxhaliu me rastin e pritjes së një delegacioni të bizneseve nga Austria, udhëhequr nga Dr. Peter HASSLACHER – përfaqësues i Odes Ekonomike Federale të Austrisë, përgjegjës për Kosovë, Shqipëri dhe Slloveni.

Z. HASSLACHER, falënderoi Odën Ekonomike të Kosovës për partneritet dhe njëherit theksoi se ky është aktiviteti i katërt ekonomik në Kosovë me qëllim të përafrimit të interesave të komunitetit biznesor nga Austria në Kosovë, për promovimin e mundësive për të investuar në Kosovë dhe njëherit për të përmirësuar imazhin e Kosovës duke lëshuar një mesazh të qartë se në Kosovë ka mundësi për partneritet dhe investime. Në të njejtën kohë, nesër do të bëhet hapja zyrtare e “ Javës Austriake”  e cila do të mbahet në Albi Mall, dhe në muajin Nëntor kemi paralajmëruar edhe një delegacion biznesor të përbërë nga disa kompani austriake të interesuara për partneritet në Kosovë.

Po ashtu, Z. HASSLACHER, paralajmëroi se në të ardhmen do të ketë aktivitete të shumta në sektorë të caktuar në mes të kompanive Kosovare dhe atyre Austriake, sidomos në fushën e agrobiznesit, energjisë alternative, përpunimit të drurit dhe metalit, edukim, IT dhe konsulencë.

Kjo është dëshmi se Austria është e interesuar të mbështesë Kosovën në zhvillim ekonomik si garancë e stabilitetit social, politik dhe të përshpejtimit të proceseve integruese.

Z. Gërxhaliu falënderoi Ambasadën Austriake dhe Z. HASSLACHER, duke theksuar se është koha kur duhet të gjinden forma lehtësuese për dhënien e vizave, për komunitetin e biznesit Kosovar, me qëllim të mundësimit të kontakteve në mes të dy komuniteteve të biznesit, sepse në qoftë se nuk ka eliminim të barrierave rreth vizave, atëherë komunikimi në mes të bizneseve do të jetë arsye e dështimit në mosrealizimin e qëllimeve tona, theksoi ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)