18 Prill 2024

Kosova rrezikon partneritetin me BE-në

Prishtinë, 23 tetor - Kosova rrezikon të humbasë partneritetin me Bashkimin Evropian, me vonesën që liderët partiakë po bëjnë për tejkalimin e bllokadës politike.

Paralajmërimet e ditëve të fundit nga shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, se “vonimi në formimin e institucioneve po nisë që të ketë ndikim në këto marrëdhënie”, nga njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare po vlerësohen të jenë shumë të rëndësishme për rrugën e Kosovës drejtë shtëpisë së madhe evropiane.

Për njohësin e integrimeve evropiane, Avni Mazreku, mungesa e institucioneve shtetërore ndikon drejtpërdrejtë në politikat e BE-së karshi Kosovës, dhe dëshirës së kësaj të fundit për t’u bërë sa më parë pjesë e strukturave të BE-së.

“Mungesa e institucioneve ndikon në kapacitetet që duhet të ketë vendi për të filluar hapat drejt anëtarësimit në BE. Kjo situatë po afekton edhe në politikën e zgjerimit të BE-së dhe mundësinë e anëtarësimit të Kosovës në të”, ka thënë Mazreku.

/Tribuna/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)