28 Mars 2024

Hoxhaj udhëton në Serbi

Prishtinë, 22 tetor - Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka udhëtuar për në Serbi ku pritet të marrë pjesë në Konferencën e Ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, në kapacitete të barabarta me shtetet e tjera.

Si vazhdimësi e procesit të Berlinit, në këtë konferencë pritet të diskutohet për bashkëpunimin rajonal dhe qeverisjen e mirë ekonomike.

Për më shumë, ju lutemi gjeni deklaratën e ministrit Enver Hoxhaj përkitazi me pjesëmarrjen e tij në konferencën ministrore në Beograd.

“Vizita ime në Serbi është vizita e parë e një ministri të jashtëm të Republikës së Kosovës. Qëllimi i kësaj vizite është që të marrë pjesë në një konferencë në nivel të ministrave të jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku ne do të diskutojmë për çështjet e bashkëpunimit rajonal dhe të bashkëpunimit ekonomik.\"

\"Për më tepër, kjo vizitë flet për atë që procesi i normalizimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë si dy shtete sovrane dhe të pavarura është në një fazë të rëndësishme të tij dhe se Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar për vazhdimin e dialogut deri në normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërshtetërore në mes të vendeve tona”. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)