29 Mars 2024

Çmimet e tenderëve dëmtojnë konkurrencën

Prizren, 22 tetor - Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)/Transparency International Kosova (TIK), ka publikuar sot raportin e monitorimit të prokurimit publik, për Komunën e Mamushës.

Ky raport është hartuar në kuadër të projektit të monitormit i prokurimit publik në nivel lokal, i cili mbështetet nga ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë.

Në këtë dokument janë ofruar të dhëna lidhur me tender të kësaj komune, për të cilët janë krahasuar çmimet, dosjet e tenderit dhe konkurrenca e ofruar në tender.

Artan Canhasi, menaxher i programit të transparencës dhe kundër korrupsiont në KDI/TIK, ka deklaruar se raporti për komunën e Mamushës është vetëm një nga shtatë raportet sa KDI do të nxjerr në lidhje me prokurimin publik për komuna të ndryshme të Kosovës.

Qëllimi i këtij projekti sipas Canhasit është që të krahasohen komunat në kontratat e njëjta, se si hartojnë dosjet e tenderit, me çfarë vlera blejnë produktet e njëjta dhe sa ka ankesa të bizneseve në lidhje me këto procedura.

KDI/TIK gjithashtu do të hartojë edhe një indeks të transparencës në prokurimin publik, ku do të matet transparenca e të gjitha komunave të Kosovës, në raport me publikimin e dokumenteve që lidhen me prokurim publik.

Synimi i përgjithshëm i KDI/TIK është që të identifikoj të metat e sistemit të prokurimit publik dhe çështjet të cilat dëmtojnë vlerën e parasë të buxhetit të Kosovës, për të siguruar që prokurimi publik zhvillohen në përputhje me parimet e efikasitetit dhe ekonomicitetit, barazisë dhe transparencës.

Në anën tjetër Isuf Zejna, koordinator i projektit të monitorimit të prokurimit publik, ka shpalosur raportin e monitorimit të Komunës së Mamushës.

Ky raport sipas tij përmban të dhëna të përgjithshme për prokurimin publik në Komunën e Mamushës, duke analizuar buxhetin, gjetjet e auditorit, ankesat në OSHP dhe mbikëqyrjen nga ana e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP).

Raporti gjithashtu ka analizuar dy tender, përkatësisht tenderin për furnizim me naftë dhe një tender për shtrim të rrugëve me kubëza betoni, për të cilët tender janë nxjerr konkluzione dhe rekomandime për institucionet përkatëse.

Në tenderin për furnizim me naftë, KDI/TIK ka vërejtur disa probleme: Së pari çmimi i naftës për të cilin paguan Komuna e Mamushës është më i lartë sesa çmimi i tregut për rreth 5 cent. Komuna gjatë muajit qershor e ka paguar me 1.25 cent litrin e naftës.

I njëjti operatorë naftën në tregun me pakicë e ka ofruar me 1.20 cent. Kjo sipas KDI/TIK ka ardhur për shkak se forma e kalkulimit të çmimit të naftës, nuk është e standardiuzuar dhe lë hapësirë për bizneset që të rrisin çmimet.

Në këtë rast është përmendur çmimi i transportit për naftë i cili e ndikon direkt çmimin e që komunës së Mamushës i është kalkuluar me 3,000 €, përderisa çmimi real i transportit duke u bazuar edhe në kontratat e tjera të naftës është 1000 €.

Po ashtu komuna nuk ka qasje në çmimet e berzës së naftës dhe këto çmime nuk i siguron asnjë institucion për komunën. Në këtë rast kalkulimi i premiumit bëhet duke u bazuar vetëm në dokumentet të cilat i siguron operatori ekonomik, të cilat jo domosdoshmërisht janë të drejta dhe të sakta.

KDI/TIK i ka rekomanduar Agjencisë Qendrore të Prokurimit Publik (AQP) që të lidh kontratë të centralizuar për derivatet, në mënyrë që të sigurohet vlerë më e mirë për paranë, duke e kursyer buxhetin dhe shmangur lidhen e shumë kontratave për të njëjtin artikull. Gjithashtu është kërkuar nga KRPP dhe AQP që të sigurojnë çmimin e berëzës për organizatat buxhetore të cilat kanë lidhur kontrata për furnizim me derivate.

Një tender tjetër i cili është analizuar nga KDI/TIK është tenderi për shtrim të rrugës me kubëza të betonit. Në këtë tender KDI/TIK ka gjetur se çmimi i kontratës është shumë i ulët në raport me çmimin e tregut.

Në këtë rast KDI/TIK ka kërkuar që t’i kushtohet vëmendje e posaçme këtij projekti për t’u siguruar se punët janë kryer në përputhje me kontratën, dosjen e tenderit dhe kualitetin e kërkuar.

Kjo për shkak se çmimet jo normalisht të ulëta zakonisht përveç se dëmtojnë konkurrencën e ndershme në projekte, ato më pas rezultojnë edhe me kualitet të ulët të punëve. Komuna në këtë rast është këshilluar që në pranimin teknik të punëve, të jetë sa më e kujdesshme për të mos pranuar punë të kryera në shpërputhje me kontratën.

Në këtë raport po ashtu janë dhënë disa rekomandime për institucionet qendrore të prokurimit publik.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)