16 Prill 2024

Punëtorët e KEDS-it në grevë për rritje pagash

Prishtinë, 22 tetor - Në të gjitha zyret e Kompanisë Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike (KEDS) është zhvilluar sot një grevë një orëshe e punëtoreve të KEDS-it.

Në të gjitha distriktet e KEDS në nivel vendi, është zhvilluar sot një grevë një orëshe e punëtoreve të KEDS-it, përmes së cilës, ata kërkuan ngritjen e pagave dhe kushte më të mira të punës. Kryetari i Sindikatës së grevistëve, tha se përkundër kërcënimeve dhe shantazheve që atyre po u bëhen nga menaxhmenti i KEDS-it, punëtorët do t’i vazhdojnë grevat.

Në orën nëntë të mëngjesit të sotëm deri në orën dhjetë, punëtorët e KEDS-it kanë zhvilluar një grevë në të gjitha distriktet e KEDS, me kërkesë kryesore: ngritjen e pagave dhe sistematizimin e të gjithë punëtorëve.

Kryetari i Sindikatës Fehmi Pajaziti tha se grevës i janë përgjigjur 80 për qind e punëtorëve në të gjitha distriktet, në nivel vendi.

Kryetari i Sindikatës Fehmi Pajaziti, tha se përkundër kërcënimeve nga menaxhmenti i KEDS-it, greva do të vazhdojë edhe ditëve tjera, ndërsa theksoi se janë të hapur për dialog me udhëheqësit e KEDS-it, por duke qëndruar gjithmonë prapa kërkesave të tyre.

Greva e punëtorëve të KEDS do të vazhdojë edhe nesër në po të njëjtën orë. Ndërkaq, të premten protesta do të përfundojë në orën 16.30 në Prishtinë, kurse është paralajmëruar që në protestën e radhës do të marrin pjesë të gjitha punëtorët e distrikteve në të gjitha qytetet tjera të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)