28 Mars 2024

Kosova bëhet anëtare e Euro GeoSurvey

Bernë, 22 tetor - Një delegacion i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik i Qeverisë së Republikës së Kosovës, i autorizuar nga ministri Fadil Ismajli, me ftesë të Zyrës Federale të Topografisë të Konfederatës Zvicerane po merr pjesë në Konferencën \"Living With Geological Risks\", në të cilën po marrin pjesë udhëheqësit e agjencioneve/instituteve shtetërore të gjeologjisë të 25 shteteve nga Evropa dhe më gjerë.

E veçanta e kësaj pjesëmarrjeje është fakti se Kosova ka aplikuar për anëtarësim në këtë organizëm evropian.

Pas një paraqitje mbresëlënëse të delegacionit nga Kosova dhe një debati të brendshëm, është arritur që me 18 vota Për, 3 Abstenime (Spanja, Romania dhe Çekia), dhe 2 vota Kundër  (Greqia dhe Qipro), Kosova të pranohet në Euro GeoSurvey me statusin e Anëtarit të Asociuar.

Konferenca po i vazhdon punimet edhe nesër. 



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)