16 Prill 2024

Miratohet rregullorja për mbrojtjen e kafshëve

Prishtinë, 22 tetor - Dokumenti i dytë i miratuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës është Rregullorja për mbrojtjen e kafshëve të cilat mbahen për qëllime blegtorale.

Me këtë rregullore përcaktohen kushtet minimale për mbrojtjen e kafshëve të cilat mbarështohen ose mbahen ne fermë për qëllime blegtorale.

Dispozitat e kësaj rregullore nuk zbatohen për: Kafshët që jetojnë të lira në natyrë; Kafshët e dedikuara për gara, panaire, aktivitete sportive dhe ngjarje  kulturore; Kafshët laboratorike dhe/ose  eksperimentale; Kafshët jo kurrizore.

Kjo rregullore zbatohet, pa i cenuar dispozitat e veçanta të akteve tjera e veçanërisht, dispozitat për mbrojtjen e pulave vojse, viçave dhe derrave. Rregullorja është në harmoni me Rregulloren  e Këshillit Evropian për mbrojtjen e kafshëve të cilat mbarështohen  për qëllime blegtorale. Rregullorja zbatohet në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)