25 Prill 2024

Miratohet udhëzimi për shërbimin shëndetësor të burgjeve

Prishtinë, 22 tetor - Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Hashim Thaçi, ka zhvilluar mbledhjen e saj të rregullt në të cilën ka miratuar vendime dhe dokumente tjera nga fushat e saja të përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore.   

Në vazhdim të mbledhjes, Udhëzim administrativ për funksionimin e shërbimit shëndetësor të burgjeve është miratuar  nga kabineti qeveritar.

Ky Udhëzim Administrativ ka për qëllim  të përcaktoj mënyrën e funksionimit, organizmit dhe ofrimit të kujdesit shëndetësor për të burgosurit që gjenden ne burgjet e Republikës së Kosovës.

Shërbimi i kujdesit shëndetësor në burgjet e Republikës së Kosovës organizohet dhe funksionon si pjesë integrale e sistemit shëndetësor të vendit. Shërbimi shëndetësor që funksionon në burgje organizohet dhe mbikëqyret nga Departamenti Shëndetësor i Burgjeve në kuadër të Ministrinë e Shëndetësisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)