28 Mars 2024

Ismajli e Hoxhaj marrin pjesë në takimin e ministrave të rajonit në Beograd

Prishtinë, 22 tetor - Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Hashim Thaçi, ka zhvilluar mbledhjen e saj të rregullt në të cilën ka miratuar vendime dhe dokumente tjera nga fushat e saja të përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore. 

Në hapje të mbledhjes, kryeministri Hashim Thaçi, ka vlerësuar se takimi i kryeministrave të vendeve të rajonit dhe përfaqësuesve të Bashkimit Evropian, që është zhvilluar në Berlin në fund të gushtit është vazhduar me aktivitete tjera në ndërtimin e bashkëpunimit midis vendeve të rajonit.

“Në kuadër të kësaj është mbajtur një takim në Budva, ndërsa sonte dhe nesër do të ketë një tjetër takim në Beograd, ku edhe anëtarët e Qeverisë së Republikës së Kosovës, përkatësisht dy ministra do të jenë prezent atje, Fadil Ismajli dhe Enver Hoxhaj, në cilësi të barabartë sikur të Qeverive të shteteve të tjera” ka thënë kryeministri Hashim Thaçi.

“Në këtë drejtim e vlerësojmë edhe gatishmërinë e dy kryeministrave, të Shqipërisë z. Rama dhe atij të Serbisë, z. Vuçiq që të ndodh takimi mes dy kryeministrave të dy shteteve, që nuk do të kishte efekt vetëm për këto dy vende, por do të kishte një efekt të qartë për paqen dhe stabilitetin në rajon, dhe për të ardhmen euroatlantike të gjithë rajonit” tha kryeministri Thaçi.

Kryeministri Hashim Thaçi ka theksuar se Kosova do të vazhdojë të luaj rolin e saj aktiv, dinamik, pozitiv dhe bashkëpunues me të gjitha vendet e rajonit, gjithmonë në frymën euroatlantike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)