29 Mars 2024

Ask Talks: Kundër përdorimit të drogës!

Prishtinë,  22 Tetor - Si pjesë e aktiviteteve RED RIBBON ëEEK për promovim e një jete të shëndoshë e të hareshme, sot është mbajtur edhe edicioni i parë ASK TALKS.


Në këtë edicion, folës kryesorë ishte Safet Blakaj nga Qendra Rehabilituese LABIRINT në Prishtinë, ku në prezencën e qindra nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve të tyre, ai ka shpalosur detale nga aktivitetit i qendrës LABIRINT, duke foluar poashtu për rrezikun nga përdorimi i narkotikëve.


“Pse me përdorë drogë? Është një pyetje e thjeshtë. Edhe nëse nuk e përdorni, me siguri e mendoni... Nëse droga është aq e keqe, pse me përdor?! Në moshën e juj, shpeshherë lënë përshtypje gjërat që janë të ndaluara, që e sfidojnë jetën tuaj, dhe ne e kuptojmë atë shumë mirë”. - iu është drejtuar ai nxënësve në ASK TALKS.


Blakaj poashtu ka folur edhe për llojet e drogave, duke e cilësuar heroinën si drogën më të rrezikshme. Por që sipas tij, edhe “drogat e lehta” kur përdoren “rëndë” bëhen problem i madh.
“Prej përvojës e kam kuptu që edhe marihuana është drogë problematike”- ka thënë ai.


Duke iu referuar Qendrës Labirint, më tutje Blakaj ka deklaruar se problem me problem psiqike ballafaqohen hiq më pak se 25% e atyre që përdorin mariuhanën.
‘Është një konfuzion edhe te më të rriturit, të cilët e kanë provuar marihuanën dhe mendojnë se nuk është kurrgjë përdorimi i saj. Në fakt në vitet 90-të, si i ri, edhe unë kam mendu: pse nuk po e legalizojnë marihuanën, duhet me heq prej listës së drogave se nuk është problem. Kur kam fillu me punu me klientë, e kam pa që nuk ish bash ashtu.’ – ka deklaruar Blakaj për të pranishmit në ASK TALKS.


Më tutje Blakaj i ka informuar të pranishmit edhe për trendet  e reja të drogave të dizajnuara, të cilat janë prezente edhe në Kosovë. Kurse ka vënë theksin te rreziku jashtëzakonisht i madh që shkaktohet nga marihuana, alkooli dhe ilaçet psikiatrike kur ato kombinohen, shpesh duke rezultuar me vdekje të menjëhershme.


‘Nuk duam me je frikësu, por koncepti i ri i parandalimit është me ju tregu juve gjithçka mbi drogat, ashtu si ato edhe janë’ – ka përfudnuar ai, duke i lënë podiumin një të riu i cili është shëruar nga varshmëria vite më parë, dhe ka gjetur rastin ta ndajë me të gjithë tregimin e tij.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)