29 Mars 2024

Klubi i Bamirësisë në AUK shënon Muajin e Vetëdijsimit mbi Kancerin në Gji

Prishtinë,  22 Tetor - Muaji i tetorit njihet si muaji kundër kancerit të gjirit. Klubi i Bamirësisë në A.U.K., si edhe në vitet e kaluara, e shënoj këtë muaj më një sërë aktivitetesh, duke përfshirë një forum informues të hapur për publikun, që kishin për qëllim vetëdijesimin te femrat kosovare për këtë lloj të kancerit.

I njohur si ‘Muaji i Vetëdijesimit mbi Kancerin në Gji’, tetori ka shërbyer që nga viti 1985 si muaj ku organizatat e ndryshme që luftonin kundër kancerit të gjirit fokusonin aktivitetet e tyre. Origjina e këtij muaji është në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për shkak të një numri aktivitetesh që në një mënyrë apo tjetër lidhen me ngjyrën rozë, tetori njihet si muaji rozë.

Aktiviteteve të muajit rozë, prej dy vitesh tash, u janë bashkangjitur edhe aktivitetet e organizuara nga Klubi i Bamirësisë në A.U.K. Prej vitit 2012, çdo tetor, klubi organizon kampanja për të ngritur vetëdijesimin e qytetarëve të Kosovës, e sidomos femrave. Këto kampanja janë fokusuar të japin informacione për mundësitë e parandalimit, detektimit të hershëm të kancerit të gjirit por edhe përballjes sa më të mirë me të.

Këtë vit, Klubi i Bamirësisë si pjesë e kampanjës, mes aktiviteteve tjera, ka organizuar një forum të hapur për publikun. Ky forum, i mbajtur me 22 tetor në premisat e A.U.K.-ut, pati në audiencë studente, përfaqësuese nga Organizatat Jo Qeveritare që fokusohen në përmirësimin e shëndetit të grave, por edhe qytetarë të interesuar të dijnë më shumë për kancerin e gjirit. Folëse në këtë forum ishin Dr. Sci. Emine Devolli-Disha, Onkologjiste dhe Ultrasoniste, dhe Celeste Yocom, mbijetuese e kancerit të gjirit.

Ky forum  është dizajnuar ashtu që t’i ketë dy komponentë kryesore: informativ dhe inspirues. Nga shumë ekspertë në këtë fushë thuhet se detektimi i hershëm i këtij kanceri është elementi kyç që përcakton eliminimin e kancerit. Përmes këtij forumi, të pranishmit u informuan për mënyrat e detektimit të kancerit të gjirit, simptomat që vijnë me të dhe metodat e tanishme të trajtimit. Mirëpo, skenari më i mirë do të ishte parandalimi i kancerit. Për këtë arsye, në këtë forum u diskutua edhe për praktika që femrat dhe meshkujt mund t’i zbatojnë që ta parandalojnë komplet këtë kancer.

Mirëpo, në betejën kundër kancerit të gjirit është shumë e rëndësishme edhe gjendja mendore dhe psikologjike e të prekurit/ës nga kjo sëmundje. Studime të ndryshme tregojnë që optimizmi dhe një qëndrim luftarak kontribuojnë konsiderueshëm në trajtim. Për këtë arsye, ne kemi ftuar znj. Yocom që ta ndaj eksperiencën e saj si mbijetuese e kancerit të gjirit me të pranishmit. Kjo është bërë me shpresën që gratë e prekura me këtë sëmundje të inspirohen dhe të gjejnë shpresë të rasti i znj. Yocom.

Aktivitetet e këtij muaji çdo vit e më shumë po rriten në numër. Kjo për shkak se kjo sëmundje po prek gjithnjë e më shumë njerëz. Sipas statistikave të fundit, çdo vit 200 gra në Kosovë diagnostifikohen me kancer të gjirit. Për më shumë, edhe pse jo shumë shpesh i përmendur si fakt, edhe meshkujt preken nga kjo sëmundje, ndonëse dukshëm më pak se femrat.

Për këtë arsye, Klubi i Bamirësisë  si aktivitete komplementare  të forumit ka organizuar edhe disa aktivitete të tjera që përfshijnë: broshura me informata të përgjithshme për kancerin e gjirit, fletushka me informata për detektim të hershëm, një video informuese dhe inspiruese, promovim të kampanjës në media sociale dhe bartje të fjongove rozë në shenjë solidarizimi me të prekurit/at nga kanceri i gjirit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)