18 Prill 2024

Ramadani: Institucionet do të formohen nga LDK-AAK-Nisma e VV

Prishtinë, 22 tetor - Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Burim Ramadani, ka thënë se institucionet e Kosovës do të formohen nga koalicioni LDK-AAK-Nisma dhe VV.

Ai ka vlerësuar se këtë proces do ta përshpejtonte reflektimi i PDK-së për t’u liruar rrugë formimit të institucioneve.

Në këtë kontekst, Ramadani ka përjashtuar mundësinë e çfarëdo kompromisi me PDK-në.

Sipas tij, çështja e zgjedhjeve të reja apo opsionet e tjera varen plotësisht nga shumica parlamentare.

Ai ka thënë se bashkëpunimi i partive shqiptare dha ai me komunitetet joshumicë është ngjarja më e rëndësishme politike që i ka ndodhur Kosovës gjatë këtyre viteve. /Epoka e Re/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)