19 Prill 2024

UNDP dhe Ferizaji lansojnë analizën e Pulsit Publik mbi Shëndetësinë

Prishtinë, 22 tetor - Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe komuna e Ferizajit do të lansojnë analizën e Pulsit Publik mbi shërbimet në sektorin e shëndetësisë në komunën e Ferizajit.

Analiza e titulluar “Shkaqet dhe pasojat e pakënaqësisë së pacientëve me shërbimet shëndetësore në Komunën e Ferizajit” adreson opinionet, përshtypjet dhe vlerësimet e qytetarëve dhe pacientëve mbi shërbimet shëndetësore dhe performancën e punëtorëve shëndetësor në këtë komunë.

Rezultatet e studimit tregojnë nivel të ulët të kënaqshmërisë së qytetarëve me institucionet publike shëndetësore, furnizimin me medikamente dhe pajisje mjekësore në Qendrat e Mjekësisë Familjare si dhe me trajtimin e pabarabartë që ju bëhet pacientëve.

Alessandra Roccasalvo, Zëvëndës Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së  dhe  Muharrem Svarça, kryetar i komunës së Ferizajit, zyrtarë komunal, punonjës shëndetësor, përfaqësues të shoqërisë civile dhe palë të tjera të interesit do të jenë prezent në këtë ngjarje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)