19 Mars 2024

Hapet ekspozita me piktura në Mitrovicë

Prishtinë, 21 tetor  - Ka zgjuar interesim të madhe ekspozita e nxënësit dhjetëvjeçar, të klasës së pestë të Shkollës fillore “Skënderbeu”, në Mitrovicë,  talentit më të madh deri tash në qytetin buzë Ibrit, Erjon Zeqiri, e që ishte ekspozita e parë e këtillë e mbajtur ndonjëherë në hapësirat e Qendrës së Kulturës “Rexhep Mitrovica”.

Ishin 60 piktura me mesazhe të ndryshme, që janë pritur jashtëzakonisht mirë nga një numër I madh I artdashësve, në mesin e të cilëve kishte fëmijë, nxënës, mësues, prindër, të rinj dhe qytetarë të tjerë. Shikuesit i entuziazmoi edhe me shumë shpjegimi I mesazheve të pikturave nga vet Erjoni.

Kryetari I Komunës, Agim Bahtiri, than ë fillim se nuk ka se si të ndihet njeriu, përveç se i lumtur dhe krenar, kur  sheh piktura të shkëlqyeshme, plotë imagjinatë, të një nxënësi dhjetëvjeçar.

Ai e ka përgëzua dhe falënderua shumë Erjonin që dashamirëve të artit jua ka dhënë këtë mundësi që të shohin piktura shumë të bukura, nga të cilat rrezaton fuqishëm talenti i tij.

“Prania ime këtu, por edhe e drejtuesve të arsimit të komunë dhe të tjerëve, tregon për vendosmërinë e institucioneve të pushtetit lokal për të mbështet talentët, në komunën e Mitrovicës, jo vetëm nga kjo fushë e artit, por edhe në të gjitha fushat tjera dhe në sport, sepse dihet mirëfilli se investimi në fëmijë, do të thotë investim për të ardhmen e tyre dhe të vendit”, ka thënë kryetari Bahtiri.

Kryetari Bahtiri u shpreh të jetë i impresionuar me atë që pa dhe me morinë e cilësinë e punimeve të Erjonit, për të cilin tha se meriton lëvdata për punën që ka bërë dhe për mesazhet e shumta e të ndryshme që i ka sjell për të gjithë, pra për nxënësit, prindërit, mësuesit, politikanët e të gjitha shtresat tjera.

Piktori i njohur nga Mitrovica, Tafil Peci, tha se padyshim, është kjo një ekspozitë e një talenti të jashtëzakonshëm, i cili premton shumë, pasi që është i bindur se emri i Erjonit do të dëgjohet edhe përtej hapësirës mbarëkombëtare.

“Talentin e tij Erjoni e shpreh me vija dhe ngjyra, duke paraqitur një botë të pastër fëmijërore të pa ndikuar nga të tjerët, duke trajtuar format me vija e ngjyrë, ndërsa që anën tematike e ka shumë të fuqishme”, ka thënë ai.

Drejtoresha e Arsimit në komunën e Mitrovicës, Ajmane Barani, tha se komuna do të bëjë çmos që të krijoj kushte për zhvillimin e fuqishëm të talentëve çfarë është Erjoni. Ajo dhe kryetari Bahtiri i kanë nda Erjonit një mirënjohje dhe një emblemë të qytetit të Mitrovicës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)