19 Mars 2024

Kriza politike prek marrëdhëniet Kosovë-BE

Prishtinë, 21 tetor - Ngërçi politik në vendin tonë që po zgjatë që pesë muaj, ka nisur të prekë marrëdhëniet e Kosovës me Bashkimin Evropian (BE).

Këtë e bëri të qartë shefi i zyrës se BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, të hënën pas një takimi të zhvilluar prapa dyerve të mbyllura me kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.

“Misioni im mbetet të promovoj interesat e BE-së në Kosovë dhe të shtyj përpara marrëdhëniet mes BE dhe Kosovës, që janë bërë mjaft mirë vitet e kaluara, por vonimi i ndërtimit të institucioneve po nis të ketë ndikim në marrëdhëniet e Kosovës me BE-në”, ka thënë ai, duke shtuar se kështu nuk shkon më.

Sipas tij, koha po kalon dhe se BE-ja nuk mundet t’i kryejë punët e politikanëve kosovarë.

“Zgjidhja duhet të gjendet nga vetë kosovarët”, është shprehur Zhbogar.

Ai ka përkujtuar qëndrimin aktual të BE-së se nuk do të përzihet në situatën e krijuar politike në vendin tonë. Gjithashtu ua ka kujtuar klasës politike të Kosovës edhe votat që i kanë marr nga populli.

“Udhëheqësit politikë kanë marr përgjegjësi prej votuesve”, ka thënë ai.

/Tribuna/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)