29 Mars 2024

Kuqi e Meucci bisedojnë për transferimin e kompetencave

Prishtinë, 20 tetor - Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, sot priti në takim Shefin e ri të EULEX-it, Gabriele Meucci, me ç’rast e përgëzoi për detyrën e re, si Shef i Misionit të EULEX-it, duke i uruar mirëseardhje në Kosovë.

Gjatë këtij takimi, Ministri Kuçi dhe Shefi i EULEX-it, Meucci diskutuan për zhvillimet e fundit në Kosovë, konkretisht në sistemin e drejtësisë, përfshirë këtu edhe rikonfigurimin e misionit të EULEX-it dhe procesin e transferimit të kompetencave nga Misioni i EULEX-it tek institucionet vendore.

Ministri Kuçi theksoi se, transferimi i kompetencave nga EULEX-i tek institucionet e Kosovës është një arritje jo vetëm për institucionet e Kosovës, por edhe sukses për Misionin e EULEX-it, që ndër të tjera ka për synim edhe ngritjen e kapaciteteve të stafit lokal të institucioneve të Kosovës.

Ky transferim sipas tij dëshmon gatishmërinë dhe përgatitjen e stafit lokal për të udhëhequr me institucionet vendore dhe njëkohësisht  duke përdorur ekspertizën dhe duke bashkëpunuar edhe me EULEX-in.

Edhe Shefi i ri i EULEX-it, Meucci, gjithashtu theksoi rëndësinë e procesit të transferimit të kompetencave tek institucionet vendore, duke theksuar se është e rëndësishme që bashkëpunimi të vazhdojë edhe më tutje me qëllim të forcimit të mëtutjeshëm të Sundimit të Ligjit në Kosovë.

Në fund të takimit, palët u pajtuan që institucionet e Kosovës kanë pasur një bashkëpunim të shkëlqyeshëm me EULEX-in, dhe se ekziston vullneti për të vazhduar edhe më tutje ky bashkëpunimin me qëllim të realizimit të projekteve tanimë të iniciuara në  ngritjen së kapaciteteve të stafit lokal dhe forcimit të sundimit të ligjit në Kosovë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)