28 Mars 2024

Mbetet në fuqi masa e paraburgimit ndaj nëntë të dyshuarve

Prishtinë, 20 tetor - Kolegji penali i Departamentit të Krimeve të Rënda i Gjykatës së Apelit, refuzoi si të pa bazuara ankesat e mbrojtësve të të pandehurve L. Brovina, B. Petrovski, A. Hocaoglu, A. Bakiqi, N. Zeqiri, D. Gorani, E. Muhaxheri, M. Abazi dhe R. Emra, kundër caktimit të masës së paraburgimit prej 1 muaji nga ana e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me 11.10.2014.

Personat në fjalë dyshohen për një serë veprash penale si: pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar, keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, marrje e ryshfetit, dhënie e ryshfetit si dhe ushtrim u kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore dhe farmaceutike.

Sipas vlerësimit të Gjykatës së Apelit pretendimet ankimore të mbrojtjes janë të pabazuara, ngase aktvendimi i gjykatës së shkallës së parë PPRKR.nr.286/2014, drejt ka arsyetuar dyshimin e bazuar, se te pandehurit janë involvuar në kryerjen e veprave penale për të cilat dyshohen.

Nisur nga kjo Gjykata e Apelit konstaton se ka bazë ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj tyre, siç parasheh neni 187 të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)