19 Prill 2024

Ministri Çeku priti ambasadoren e Republikës së Francës

Prishtinë, 20 tetor - Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë të Kosovës Agim Çeku priti në ambientet e reja të Ministrisë të FSK-së, ambasadoren e Francës në Kosovë, znj. Maryse Daviet  të cilën e njoftoi me të arriturat e deritanishme të Ministrisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.


Ai me këtë rast e ka falënderuar ambasadoren e Francës, znj. Daviet për bashkëpunimin ndërmjet të dyja vendeve, me theks të veçantë për ndihmën  për Forcën e Sigurisë të Kosovës.


Ndërkaq ambasadorja e Francës znj. Maryse Daviet falënderoi ministrin Çeku, për pritjen dhe premtoi angazhimin e saj edhe në të ardhmen, për vazhdimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit në mes dyja vendeve dhe dy ministrive përkatëse.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)