28 Mars 2024

Gjuriç u bën thirrje serbëve të largohen nga sjelljet ekstremiste

Beograd, 20 tetor - Për sulmet ndaj shtetasve shqiptarë në Serbi, reagoi edhe Marko Gjuriç, drejtori i Zyrës së Qeverisë serbe për Kosovën. Gjuriç dënoi sulmet ndaj shqiptarëve duke i bërë thirrje autoriteteve të sigurojnë rendin dhe paqen në vend.

“Autoritetet të gjejnë dhe të ndëshkojnë ata që sulmuan dyqanet dhe furrat e bukës në pronësi të shqiptarëve, që janë qytetarë të ndershëm dhe besnikë të shtetit tonë, fqinjë të mirë, miqtë tanë.\"

\"Ata, ashtu si ne, nuk kanë shtëpi tjetër, por Serbinë tonë, dhe për këtë arsye ne kemi nevojë për të jetuar së bashku në paqe dhe harmoni, ushqejmë unitetin dhe të respektojmë dallimet\", thuhet në deklaratën e Gjuriç.

Gjuriç iu drejtohet edhe qytetarëve serbë të përmbahen nga sjelljet ekstremiste ndaj shqiptarëve kudo në rajon.

“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Serbisë për paqe dhe tolerancë, në mënyrë që të vazhdojë trendin drejt normalizimit të marrëdhënieve, që do të kontribuojnë në çrrënjosjen e ekstremizmit dhe intolerancës fetare e etnike në rajon,\" tha Marko Gjuriç.

Sulmet ndaj shtetasve shqiptarë nisën me ndeshjen në Beograd më 14 tetor, e cila degjeneroi në dhunë nga tifozët serbë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)