29 Mars 2024

Prokuroria heton pasurinë e 60 zyrtarëve

Prishtinë, 20 tetor - Prokuroria e Prishtinës, po heton pasurinë e 60 zyrtarëve, të cilët ose nuk e kanë deklaruar, ose e kanë deklaruar në mënyrë të rreme. Rastet janë dërguar në Prokurori nga Agjencia Kundër Korrupsionit.

Sipas koordinatores kombëtare kundër korrupsionit, Laura Pula, së shpejti do të jenë gati edhe aktakuzat e para kundrejt këtyre zyrtarëve, të cilët do të përballen me togat e zeza.

Pak ditë më parë, AKK, kërkoi nga gjykatat themelore që të fillojnë procedurat kundërvajtëse ndaj tre zyrtarëve publikë, si rezultat i mosveprimit nga ana e tyre sipas udhëzimeve të Agjencisë, për t’u shmangur nga situata e konfliktit të interesit në të cilën ndodhen.

/Kosova Sot/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)