29 Mars 2024

Shqipëria: Politika e Serbisë të distancohet nga dhuna e tifozeve serb

Tiranë, 20 tetor - Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë reagon pas djegies së flamurit shqiptar në ndeshjen e futbollit Partizani-Crvena Zvezda, të luajtur dy ditë më në Beograd.

Duke i konsideruar këto akte si të shëmtuara, diplomacia shqiptare u bën apel autoriteteve serbe që të vënë para përgjegjësisë autorët ndërsa i kërkon politikës të distancohet nga qëndrime të tilla.

Ministria e Jashtme, shton në reagimin e saj se as futbolli dhe as ndonjë sport tjetër nuk duhet të shihen si mënyrë për të nxitur konflikte midis kombeve.

Reagimi i diplomacisë shqiptare “Ministria e Punëve të Jashtme dënon me forcë aktin e shëmtuar të përdhosjes dhe djegies së flamurit shqiptar në ndeshjen e futbollit Partizani - Crvena Zvezda, të luajtur të shtunën në Beograd.

Konstatojmë me keqardhje se huliganizmi i tifozerisë serbe dhe urrejtja patologjike ndaj simboleve shqiptare u shpreh sërish në Beograd në një ndeshje që nuk kishte aspak të bënte me Shqipërinë apo shqiptarët”, - thuhet në deklaratën e MPJ-së.

Ajo shton se gjatë ndeshjes së luajtur në Beograd, u përsëritën sërish aktet e shëmtuara anti-shqiptare ku tifozeria serbe, përveç djegies së flamurit shqiptar shpërtheu në fyerje të rënda ndaj shqiptarëve.

“MPJ-ja e Shqipërisë u bën thirrje autoriteteve serbe të vendosin para përgjegjësisë autorët e këtyre akteve dhe klasës politike serbe të ngrihet në lartësinë e duhur dhe të distancohet qartë nga akte të tilla që po marrin përmasa të pamenaxhueshme dhe me pasoja të rënda për të ardhmen dhe stabilitetin e Ballkanit”, - thuhet më tej në reagimin zyrtar të Ministrisë së Jashtme duke shtuar se futbolli dhe asnjë sport tjetër nuk duhet të shihen dhe as të fantazohen si një mënyrë tjetër e të nxiturit konflikte midis kombeve.

“Organizata më legjitime dhe më përfaqësuese e futbollit evropian, siç është UEFA, duhet të jetë në krye të kësaj përpjekjeje esenciale, për të bërë të mundur bashkëjetesën në këtë botë të globalizuar, konform vokacionit të saj dhe thirrjeve të vazhdueshme që janë bërë dhe i bëhen jo vetëm nga sportistë por edhe nga krerë shtetesh dhe qeverish”, - përfundon deklarata e MPJsë.

Dy ditë më parë, gjatë derbit mes Partizanit dhe Crvena Zvezdës, tifozët kanë shpërthyer në kore raciste ndaj shqiptarëve dhe kanë djegur edhe një flamur kuqezi. Madje ndeshja është ndërprerë disa herë nga ana e gjyqtarit për shkak të hedhjes së mjeteve piroteknike në stadium.

Gjyqtari, në një rast i dërgoi skuadrat në dhomat e zhveshjes, pasi fusha u mbulua nga tymi i fishekzjarrëve dhe nuk shihej asgjë. Tifozë të ndryshëm, të frymëzuar nga dhuna e ndeshjes ndaj Shqipërisë dhe të zemëruar nga droni që valëviti flamurin etnik të Shqipërisë së Madhe, shfaqën edhe një parullë me mbishkrimin, “Kosova është Serbi”, ndërsa në fund dogjën edhe flamurin kuqezi shqiptar.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)