28 Mars 2024

Maloku: Koalicioni PDK - LDK e AAK mund të zhbllokon krizën politike

Prishtinë, 20 tetor - Politikani nga AKR-ja, Naim Maloku, dikur ish nënkryetar i AAK-së, është i mendimit se koalicioni i cili do të mund të zhbllokonte krizën politike, është ai në mes të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së.

Në një intervistë dhënë për “Epoka e Re”, Maloku është shprehur se një koalicion i tillë ka funksionuar edhe në vitin 2002. Andaj ai thotë se nëse formohet edhe sot do të prodhonte qeveri stabile.

    “Mund të funksiononte një koalicion ndërmjet këtyre tri forcave partiake në qoftë se paraprakisht ndahen pozicionet. Një koalicion i tillë e kemi pasur edhe në vitin 2002 kur Bajram Rexhepi ishte kryeministër. Një koalicion i modelit të tillë pra PDK-LDK-AAK ka funksionuar. Mendoj se më e keqja që i ka ndodhur Kosovës është bllokimi i institucioneve dhe moskomunikimi i skenës politike, që mund të na kushtojë me dëme afatgjata”.

Maloku mendon se mënyra më e shpejtë për të tejkaluar krizën politike është që asnjëri prej liderëve, pra Hashim Thaçi, Isa Mustafa dhe Ramush Haradinaj të mos pretendoj të ketë pozita udhëheqëse, por në vend të kësaj, të zgjedhin të jenë deputetë, e ndërsa qeverinë ta udhëheqin figura të tjera nga partitë e tyre.

    “Tre liderët politikë, në këtë rast, Thaçi, Mustafa dhe Haradinaj duhet të merren vesh që të ndajnë pushtetin në bazë të fuqisë proporcionale që kanë në Kuvend, kuptohet ndërmjet votova të fituara. Një marrëveshje më e shpejt dhe më e qëndrueshme do të arrihej në qoftë se Thaçi, Mustafa dhe Haradinaj pajtohen të mbesin deputetë dhe pozitat e para udhëheqëse t’i zgjedhin njerëzit nga partitë e tyre. Kjo do të ishte mënyra më e lehtë për ta tejkaluar krizën politike aktuale”.

“Koalicioni PDK-LDK-AAK do t’i kishte numrat në Kuvend, prandaj nga një koalicion i tillë do të vinte një qeveri stabile me një synim të caktuar që ta nxjerrë Kosovën nga bllokada politike”, ka thënë Maloku. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)