18 Prill 2024

Blloku nuk ka ndryshuar pozicion

Prishtinë, 20 tetor - Blloku opozitar nuk ka ndryshuar pozicion as pas vizitës së fundit të senatorit amerikan, Chris Murphy, si dhe dy takimeve të rastit të zhvilluara mes Hashim Thaçit, Isa Mustafës e Ramush Haradinajt.

Por burime të gazetës kanë thënë se zhvillimet e fundit kanë ndikuar që të relaksohen marrëdhëniet, sidomos mes PDK-së e LDK-s.

Po ashtu ka përpjekje që në një tavolinë të ulen Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, për të diskutuar rreth mundësisë së ndërtimit të koalicionit të ardhshëm.

Madje, sipas burimeve, pazari i LDK-së do të rritej dukshëm. Se do të ketë heqje dore nga pozicionet fillestare në mënyre që të bëhet i mundur funksionalizimi i Kuvendit, parashohin edhe analistët.

Por një gjë e tillë është mohuar nga zyrtarë të LDK-së.

/koha/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)