25 Prill 2024

Zejnullahu propozon pesë emra për prorektorë

Prishtinë, 2 tetor – Në mbledhjen e senatit të Universitetit të Prishtinës, rektori Ramadan Zejnullahu ka propozuar sot pesë emra për prorektorë.

Në mbledhjen e senatit të Universitetit të Prishtinës, rektori Ramadan Zejnullahu ka propozuar sot pesë emra për prorektorë, të cilët janë: Dukagjin Pupovci, Lindita Tahiri, Eda Vula, Fetah Podvorica dhe Arbnor Pajaziti. Adem Beha, këshilltari i rektorit, tha për Radio Kosovën, se rektori do të bëjë gati dokumentacionin e nevojshëm që duhet të dërgohet në Këshillin Drejtues, për zgjedhjen e prorektorëve. Më pas Këshilli, do të thërras mbledhjen ku do të votojë për emrat e propozuar. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)