27 Prill 2024

Prokuroria dhe EULEX nënshkruan Udhëzim Administrativ për PSRK

Prishtinë, 2 tetor - U nënshkrua Udhëzimi Administrativ në mes të Prokurorit të Shtetit dhe EULEX-it, lidhur me përshkrimin, ndarjen e detyrave dhe mënyrën e bashkëpunimit në mes të Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe Zëvendës-Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës në administrimin dhe menaxhimin e PSRK-së.

Kryeprokurori i PSRK-së, është Prokuror i Shtetit i emëruar nga radhët e Prokurorëve që kanë mandat të përhershëm, dhe në pajtim me ligjin dhe procedurat në fuqi, ndersa Zëvendës-Kryeprokurori i PSRK-së, do të jetë një Prokuror i EULEX-it, i caktuar dhe emëruar nga radhët e Prokurorëve Special në pajtim me procedurat të përcaktuara sipas ligjit dhe procedurave në fuqi.

Ky udhëzim administrativ u nënshkrua nga ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Sylë Hoxha, dhe Kryeprokurores së EULEX-it, Jaroslava Novotna.

Udhëzimi Administrativ përcakton parimet lidhur me përshkrimin dhe ndarjen e detyrave dhe mënyrën e bashkëpunimit në mes të Kryeprokurorit të PSRK-së dhe Zëvendës-Kryeprokurorit të PSRK-së në administrimin dhe menaxhimin e PSRK-së dhe bartjen e kompetencave nga Prokuroria e EULEX-it në Prokurorin e Shtetit, në këtë rast në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.

PSRK-ja do të udhëhiqet nga Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ndërsa gjatë kohëzgjatjes së mandatit të EULEX në Kosovë, Zëvendës-Kryeprokurori i PSRK-së do të jetë një Prokuror i EULEX-it i caktuar nga EULEX-i.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)