29 Mars 2024

Nënshkruhet Lista e Trashëgimisë Kulturore në Mbrojtje të Përkohshme

Prishtinë, 2 tetor - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi ka nënshkruar dje vendimin për miratimin e Listës së Trashëgimisë Kulturore në Mbrojtje të Përkohshme. Lista përmban 1441 asete të trashëgimisë kulturore.
 
Në listën që është hartuar nga Komisioni për Shqyrtimin dhe Vlerësimin e Kërkesave - Projekteve Restauruese - Konservuese të Trashëgimisë Kulturore, Qendrat Rajonale të Trashëgimisë Kulturore, si dhe institucionet e tjera të trashëgimisë kulturore vartëse të MKRS-së, janë 49 asete të reja të trashëgimisë kulturore, 44 në kategorinë e trashëgimisë kulturore arkitekturore, 3 në kategorinë e trashëgimisë kulturore arkeologjike dhe 2 në kategorinë e trashëgimisë kulturore të luajtshme.
 
Ministri Krasniqi, nënshkrimin e kësaj liste e ka vlerësuar si një hap domethënës për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

“Miratimi i Listës së Trashëgimisë Kulturore në Mbrojtje të Përkohshme tregon përkujdesjen e shtetit ndaj trashëgimisë kulturore. Padyshim është shumë e rëndësishme që pas konstituimit të institucioneve të reja shtetërore, Kuvendi i Kosovës të marrë vendim shumë shpejt për emërimin e anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore, institucion që edhe do të udhëheq punën në hartimin dhe miratimin e Listës së Trashëgimisë Kulturore në Mbrojtje të Përhershme”, thotë ai.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)