28 Mars 2024

Dorëhiqet Drejtoresha e Shërbimeve Sekrete amerikane

Washington, 2 tetor - Drejtoresha e Shërbimeve Sekrete Julia Pierson ka dhënë dorhëqjen për shkak të disa ngjarjeve, ku është thyer siguria e presidentit amerikan Barak Obama.

E marrë në pyetje intensive në \"Capitol Hill\" gjatë së martës, Pierson pranoi se agjentët që duhej të kujdeseshin për sigurinë në Shtëpinë e Bardhë kishin dështuar të ndiqnin disa protokolle sigurie, duke lejuar një person të armatosur me thikë të hynte brenda rezidencës.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Josh Earnest tha se Obama ka thirrur Pierson për të shprehur mirënjohjen e tij për punën ndaj 20 vitet e saj të shërbimit.

\"Drejtoresha Pierson dha sot dorëheqjen pasi ajo beson se është në të mirën e agjencisë, për të cilën ajo i dedikoi karrierën.\"

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)