23 Prill 2024

Arrihet marrëveshja për Ndihmë Juridike në Çështjet Penale

Prishtinë, 1 Tetor – Përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Hungarisë, kanë mbajtur një takim në të cilin kanë negociuar lidhur me marrëveshjen për Ndihmë Juridike të Ndërsjellë në Çështjet Penale.

Arbër Gegaj, Drejtori i Departamentit për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar të Ministrisë së Drejtësisë ka negociuar me përfaqësues nga Departamenti homolog i Ministrisë së Drejtësisë së Hungarisë, negociata këto të cilat janë finalizuar me marrëveshje e cila do të nënshkruhet pas përfundimit të procedurave të brendshme nga të dyja shtetet.

Kjo marrëveshje do të kontribuoj në thellimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve si dhe do të lehtësoj realizimin e kërkesave në mënyrë të shpejt dhe efikase në çështjet penale.

Ndërkohë që, te dyja palët shprehen gatishmërinë në thellimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Hungarisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)