19 Prill 2024

Gërmime të reja për varrezë masive në Batajnicë

Batajnicë, 30 shtator - ​Prokuroria e Serbisë për krime lufte ka nxjerrë urdhëresën për hulumtime të reja në një lokalitet në Batajnicë të Serbisë.

​Prokuroria e Serbisë për krime lufte ka nxjerrë urdhëresën për hulumtime të reja në një lokalitet në Batajnicë të Serbisë, në afërsi të varrezës masive, në të cilën më herët ishin gjetur 900 trupa të shqiptarëve të Kosovës, të varrosur në grup.

Këtë e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Bruno Vekariq, zëvendës prokurori për krime lufte i Serbisë.

Ai ka theksuar se pas disa hetimeve, komunikimit me dëshmitarë, si dhe me misionin evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, është arritur te supozimet se mund të gjenden edhe disa mbetje mortore në Batajnicë, në afërsi të varrezës masive, ku ishte gërmuar më parë.

“Kjo është saktësisht afër lokalitetit ku janë bërë gërmimet dhe ku më herët janë gjetur 900 trupa. Kjo është konkretisht në vendin ku ka qenë tenda për obduksion, në momentin kur bëheshin gërmimet e kaluara. Kështu që, ajo pjesë nuk ka qenë e përfshirë atëherë në hulumtime dhe tash këtë do ta verifikojmë”, ka thënë Vekariq.

Zëvendës prokurori për krime lufte i Serbisë, ka shtuar se urdhëri i prokurorisë është veprimi i parë dhe më pas, kjo çështje do të kalojë edhe te Grupi i përbashkët për të pagjeturit, i cili përbëhet nga delegacionet e Serbisë dhe Kosovës.

Punimet në Batajnicë, siç ka thënë Vekariq, do të nisin varësisht nga rrethanat dhe atëherë kur të sigurohen makineritë për një gjë të tillë.

Vekariq, gjithashtu, nuk e ka hedhur poshtë mundësinë e ekzistimit të varrezave të tjera masive në Serbi, për të cilat, sipas tij, po kontrollohen dhe përpunohen informacionet dhe dyshimet.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)