28 Mars 2024

Realizohet ecja "Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur"

Prishtinë, 30 shtator - Sot, nën kujdesin e Komunës së Prishtinës dhe të KNSHPSH- Komitetit ndërministrorë (MASHT, MSH, MMPH, MKRS) të programit ”Shkollat Promovuese të Shëndetit”, realizohet Ecja "Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur".

Ecja ka për qëllim sensibilizimin e fëmijëve-nxënësve mbi rëndësinë e shëndetit oral (shëndetit të dhëmbëve dhe të gojës).

Ecja fillon në orën 11:00, nga sheshi \"Ibrahim Rugova\", duke vazhduar shesheve \"Skenderbeu\", \"Nënë Tereza\" deri te amfiteatri në sheshin \"Zahir Pajaziti\".

Nga Institucionet parashkollore dhe fillore, publike dhe private, është konfirmuar pjesëmarrja e mbi 1000 fëmijëve-nxënësve, së bashku me edukatoret, mësimdhënësit, drejtorët si dhe me familjarët-prindërit e tyre.

Ecjes mund t\'i bashkohen edhe fëmijë të cilët jashtë Institucioneve parashkollore.

Në Ecje do të jetë prezente edhe këngëtarja Rona Nishliu, e cila përmes një fjale rasti, do të jep një mesazh promovues-sensibilizues mbi rëndësinë e shëndetit oral. Një fjalë rasti do ta mbajë edhe Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)