28 Mars 2024

Nënshkruhet memorandumi me 6 komuna për Decentralizimin Fiskal

Prishtinë, 30 shtator - Projekti i financuar nga BE “Mbështetje për Ministrinë e Financave” po ofron mbështetje teknike për Qeverinë dhe Komunat, midis tjerash, në fushën e Decentralizimit Fiskal.

Në kuadër të aktivitetit për “Të hyrat vetanake”, me procedurë konkurruese janë përzgjedhur gjashtë komuna për t’u përcaktuar si kampione në përmirësimin e të hyrave vetanake. Komunat e përzgjedhura janë: Gjakova , Prishtina, Peja, Lipjani, Suhareka dh Shtërpce.

Ky projekt do t’u ofrojë komunave mundësi të veçantë në adresimin e të gjitha çështjeve që ndërlidhen me të hyrat vetanake, me mbështetjen e ekspertëve ndërkombëtarë dhe vendorë.

Kryetarët e gjashtë komunave të përzgjedhura do të ftohen të nënshkruajnë një memorandum mirëkuptimi për procesin e bashkëpunimit dhe planin e punës mbi të cilin janë pajtuar. Ky aktivitet do të implementohet në bashkëpunim të ngushtë me Shoqatën e Komunave të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)