25 Prill 2024

Instituti Gjyqësorë premton mbështetje për Prokurorinë e shtetit

Prishtinë, 29 shtator - Ushtrues i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, njëherësh Kryetar i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Sylë Hoxha, sot ka pritur në takim Drejtorin e Institutit Gjyqësor të Kosovës, Lavdim Krasniqi, me të cilin ka biseduar për mundësin e thellimit të bashkëpunimit në mes të Prokurorit të Shtetit dhe Institutit Gjyqësor të Kosovës.

Gjatë takimit, Kryetari i KPK-së Hoxha dhe Drejtori Krasniqi ka biseduar për proceset e vazhdueshëm të trajnimeve të prokurorëve të ri dhe prokurorëve në përgjithësi, që bëhet nga Instituti Gjyqësorë dhe për tema tjera me interes për dy institucionet.

Është biseduar edhe për trajnimet në fusha të veçanta në bazë të nevojave të Prokurorisë së Shtetit, ku Kryetari i KPK-së, Hoxha ka thënë se sistemi prokurorial është i interesuar në trajnime të veçanta si për prokurorë ashtu edhe për ekspertë, të cilët mbulojnë fusha të caktuara në kuadër të kompetencave të prokurorisë së Shtetit.

Po ashtu, Hoxha tha se trajnimet e vazhdueshme në fushën e luftimit të korrupsionit, krimit të organizuar, terrorizmit, krimeve ekonomike etj., për prokurorë dhe ekspertë, janë të mirëseardhura me qëllim të luftimit në mënyrë sa më efikase të këtyre dukurive kundërligjore.

Në anën tjetër, Drejtori Krasniqi ka premtuar mbështetjen e Institutit Gjyqësorë, sipas nevojave të sistemit prokurorial, me qëllim siç tha ai, që ky sistem të jetë sa me efikas në punën që e kryen. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)