28 Mars 2024

Obiliqi bëhet me Palestër Sportive moderne

Prishtinë, 23 shtator - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi, e ka përuruar palestrën e sportit në qytetin e Obiliqit, investimi i MKRS-së, me shumë prej mbi 2 milionë euro.

Në ceremoninë përuruese ishte i pranishëm edhe kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi dhe sportistë e shumë të rinj nga komuna e Obiliqit.

Ministri Krasniqi e vlerësoi si një lajm shumë të gëzueshëm për qytetarët, sidomos rininë e kësaj komune që tashmë kanë një ambient modern për të zhvilluar aktivitete sportive, të ndryshme.

“Kjo palestër është një investim i MKRS-së në kuadër të investimeve gjithandej Kosovës që kemi bërë. Është një mision i joni që në çdo komunë të ndërtojmë infrastrukturën e nevojshme për sport, që të rinjtë tanë të merren me sport, pra të masivizohet sporti dhe të promovojmë talentet.\"

\"Edhe komuna juaj ka sportistë të dalluar dhe të rinj të talentuar dhe nga kjo palestër do të dalin emra që do ta përfaqësojnë Kosovën edhe në gara ndërkombëtare”, tha ministri.

Po ashtu ministri tha se kjo infrastrukturë është shumë e nevojshme për aktivizimin e rinisë dhe promovimin e tyre, duke shtuar se MKRS-ja është duke realizuar shumë projekte nëpër Kosovë, dhe të tjera që do të fillojnë, siç janë; palestrat sportive, stadiume ndihmëse të futbollit, poligone sportive shkollore, shtigje të atletikes, terrene tenisi e shumë projekte të tjera.

Ndërkaq, kreu i Komunës, Xhafer Gashi, falënderoi MKRS-në për këtë investim dhe vlerësoi përkushtimin për investime edhe në projekte tjera si në kulturë, sport dhe rini nga MKRS-ja për Komunën e Obiliqit.

“Ka qenë kërkesë e kamotshme e rinisë tonë dhe kjo po bëhet realitet falë këtij investimi të ministrisë”, ka shtuar ai. Gashi tha se palestra është një nga projektet më të rëndësishme për qytetin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)